Nën ndikimin e alkoolit, një person sulmon policinë në Pejë
Policia ka arrestuar një mashkull kosovar nën ndikimin e alkoolit, i cili dyshohet se ka penguar dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ku i dyshuari ka shfaqur sjellje agresive ndaj njërit prej tyre. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet e drejtësisë.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Pejë 20.01.2026-03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi që i njëjti i ka penguar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e policisë.



