Nëna e Cristiano Ronaldos tregon se cilin klub e preferon

Nëna e Cristiano Ronaldos tregon se cilin klub e preferon

Futbollisti portugez mund të largohet nga Reali në verë.Cristiano Ronaldo ka lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij.

Me të përfunduar finalja e Ligës së Kampionëve, Ronaldo kishte theksuar se është duke menduar se ku do të luajë stinorin tjetër.

Në mesin e skuadrave të interesuara për të janë Manchester United dhe Paris Saint-Germian, por nëse ai e dëgjon dëshirën e nënës së tij, atëherë do të kthehej përsëri në Angli.

“Më pëlqen Parisi, shkoj atje shumë shpesh”, ka thënë Dolores Aveiro.

“Herën e fundit isha me djalin tim atje, kur ai fitoi Topin e Artë. U ndjeva shumë krenare”.

“Sa herë që shkoj në Paris, të gjithë më trajtojnë shumë mirë”.

“Unë nuk do ta kisha problem se ku do të zgjedhë të luajë ai, por preferenca ime mbetet një rikthim te Manchester United”, ka përfunduar ajo.

Shpërndaje në: