Nëna e paralizuar, pesë ditë pas divorcit gjeti të dashur të ri (Foto)
Një rrëfim tejet i bukur dhe njëkohësishtë prekës. Një nënë e paralizuar, e cila është braktisur nga bashkëshorti sa ka qenë ende në spital, ka gjetur dashurinë e saj pa humbur shumë kohë. Bëhet fjalë për trajnerin e saj personal i cili i ka ndihmuar që të ecë përsëri, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Riona Kelly 37 vjeçare, e cila ka mbetur e paralizuar nga beli e poshtë nga një goditje, i është kumtuar lajmi se nuk do të mund asnjëherë të ecë.
Nëna e katër fëmijëve akuzon bashkëshortin e saj Richard i cili e ka braktisur në kohën më të vështirë, duke e lënë me fëmijët në mars të 2015-ës.
Por zonja Kelly, nga Halifax, sfidoi parashikimet e mjekëve dhe tashmë ka gjetur dashurinë e jetës, trajnerin personal i cili e ka ndihmuar atë të ecë përsëri.
Ish bashkëshorti i saj Richard, ia ka kërkuaer divorcin një ditë para goditjes, ndërsa në kohën sa ka qenë e shtrirë në spital ajo është vizituar nga ai, teksa është kujdesur edhe për fëmijët.
Kelly kur ka filluar t’i hedhë hapat e parë, është ndjerë tej mase e gëzuar, ndërsa edhe më mirë po ndjehet tash me lidhjen e saj të re.
“Pas goditjes, nuk e kisha vetëm dertin e paralizës, shëndetit tim por edhe braktisjen nga partneri me të cilin kalova 14 vite me radhë”, ka thënë ajo.
Doktorët i kanë thënë asaj se do t’i duhet diku gjashtë muaj për ta marr krejtësishtë vetën. Ndërkohë Keith pas statusit që ka postuar në Facebook, ku ka kërkuar një trajner personal për t’i ndihmuar të ecë, e ka gjetur atë, gjegjësishtë dashurinë e jetës./Periskopi









