Nëna e Rita Orës publikon foton e bashkëshortit në dush
Jo vetëm Rita Ora është e famshme, pasi edhe mamaja e saj Vera numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetin social “Instagram”, ku është mjaft aktive.
Vera Ora poston shpeshherë foto të së bijës, ku tregon se sa krenare është për arritjet e saj deri tani.
Por së fundmi ajo nuk ka tërhequr vëmendjen me ndonjë fotografi të Ritës, por me të bashkëshortit të saj, Nikun. Ajo ka postuar një foto në “Instastory, ku i shoqi shfaqet i zhveshur në dush.
“Si të turpërosh bashkëshortin ndërkohë që pretendon se je duke bërë një selfie”, shkruan me humor në foton ku të dy janë duke buzëqeshur.





