Nenad Rashiq zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb
Kryeparlamentari Dimal Basha e ka vazhduar me short procesin për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Kandidati i vetëm që s’është propozuar është Nenad Rashiq, propozim të cilin Lista Serbe refuzoi ta bëj pavarësisht kërkesës së Dimal Bashës, raporton Periskopi.
Në raudin e parë Nenad Rashiq arriti t’i siguroj 71 vota.
“71 vota për, 9 kundër, 24 abstenime”, ka thënë Basha, duke e konstatuar Kuvendin si të konstituar.
Rashiqi u zgjodh me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje( LVV)/Periskopi/



