Nënës 44-vjeçare nuk i vjen keq për braktisjen e nëntë fëmijëve të saj për afrikanin (Foto)
Një nënë e nëntë fëmijëve braktisi burrin e saj për një burrë tjetër afrikan 14 vite më i ri se ajo.
Heidi Hepworth, 44 vjeç, u largua nga burri i saj Andy për 30-vjeçarin Mamadou Jallow nga Gambia pas një ‘krize martesore’.





Hepworth nuk kishte qenë kurrë jashtë vendit, por braktisi nëntë fëmijët e saj për të fluturuar jashtë vendit të saj për të qenë me Jallow në kryeqytetin e Gambisë, Banjul, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
“Ishte vërtet e vështirë për mua që të largohesha nga fëmijët e mi, por ata nuk mund të vinin me mua kështu që nuk kisha asnjë zgjedhje”, tha Hepworth.
Ish-burri i Hepworth, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore për katër vjet, shtoi: “Ajo kishte tre fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, por unë u sjella me ata si të ishin të mitë. Ne pastaj kishim gjashtë fëmijë me të”.
Zonja Hepworth më parë i tha The Sun që ajo ishte ‘lënë mënjanë’ nga burri i saj i mëparshëm.
Pothuajse gjysma e popullsisë së Gambisë jetojnë në varfëri dhe të ardhurat mesatare janë 8 dollarë në javë./Periskopi/



