Nënkampioni përballet me kampionin
Z Mobile Prishtina pret të shënojë fitoren e katërt në po aq ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit të shtunën janë mikpritës të kampionit aktual, Bashkimit, skuadër e cila nuk e ka nisur mirë kampionatin e sivjetmë dhe në tri ndeshjet e para ka shënuar vetëm një fitore.
Po të shtunën zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Lipjanit e Boreas, në të cilën pritet rivalitet, derisa është vështirë të parashikohet fituesi.
Të dielën, skuadra debutuese. Ponte Prizreni është mikpritëse e Golden Eagle Yllit, ndërsa Trepça shpreson të shënojë fitoren e parë, megjithëse përballet me Rahovecin, skuadër e cila në tri javët e para i ka shënuar po aq fitore.
E shtunë:
15:00 Lipjani – Borea
20:00 Z Mobile Prishtina – Bashkimi
E diel:
17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
19:00 Trepça – Rahoveci



