Nënkryetari i LDK-së: Arbër Ismajli nuk po garon vetëm me Alban Hysenin, por me gjithë lidershipin e VV-së

Nënkryetari i LDK-së: Arbër Ismajli nuk po garon vetëm me Alban Hysenin, por me gjithë lidershipin e VV-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor.

“Anamorava është i vetmi vend në Kosovë që të jep mundësi. Mos harroni që Vetëvendosja si parti politike për herë të parë rezultatin më të mirë dhe afirmativë e ka shkaktuar në Gjilan. Kur askund nuk Kosovë nuk kanë besuar të parët janë që kanë dhënë një rezultat më të mirë është i vetmi vend ku njerzit të japin mundësi ajo që quhet po e provojmë është i vetmi vend që i ka provuar të gjitha partitë e mëdha. është Gjilani dhe Prizereni. Prizreni në format tjetër sepse në Prizren ka udhëhequr LDK-ja, madje e kanë provuar VV katër vite dhe e kanë hequr e kanë kthyer PDK-në”.

“Në Gjilan për katër mandate ka qenë LDK-ja, pastaj ia kanë dhënë mundësinë PDK-së gjashtë vite, dhe tash e ka VV. Unë besoj që mentalteti i qytetarëve është i njejtë që japin mundësi të provon por nuk ta fal. Ka me ndodhur sikurse në Prizren Haskukën katër vite, edhe në Gjilan është duke ndodhur situata e njejtë të ka provuar por nuk ta fal. është i vetmi vend që i ka dhënë dyfish Vetëvendisjes edhe komunën edhe qeverinë Kur dyfish e dëshpëron kjo është e pafalshme”.

Haziri ka kritikuar kryetarin aktual të Komunës së Gjilanit nga VV, Alban Hyesni. Ai ka përmendur dështimet e pushtetit aktual, si autostradën, stadiumin e qytetit.

“Autostradën e ka mbërthyer në autolloq, stadiumin e qytetit e ka mbërthyer në strehim, vend skuta për të rinjët tonë fatkeqësisht që kanë probleme me drogën, rrugët rajonale janë suspenduar me BERZH-n, impiantin dhe kolektorin me BERZH-in po ashtu paafate. Kanë bërë anarki. Gjilanin”, ka thënë ai.

Haziri ka folur edhe për kandidatin e LDK-së për Gjilanin Arbër Ismajli.

Ai ka thënë se Arbëri nuk është duke konkuruar vetëm me Alban Hysenin por me të gjithë lidershpin e VV-së.

“Kryeministrin në detyrë, ministrin e Puënve të Brendshme, ministrin e Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, partnerët e tyre”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se Arbëri ka talent dhe ambicie.

“Arbëri është gjeneratë e dytë në LDK si 16 vjecar është kyc. Babi i tij ka qenë bashkëthemelus i LDK-së në Anamoravë, dhe themelues i Shkollës së Mjekësisë, nëna është profësoresh kur këtë vit është pensionuar.Arbëri e ka talentin e ka ambicien e ka përvojën e ka dijën. Arbëri në Gjilan nihet edhe për zhvillimin e sektorit privat”.

“Ai ka jetuar i pavarur prej shërbimit publik. Ai nuk ka marrë rrogë në komunë. Ai e ka zhvilluar jetën dhe familjen e tij dhe ka krijuar vende të reja të punës. Ai vjen në komunë me aftësitë e tij menaxheriale me krijuar vende të reja të punës. Me nxjerrë Gjilanin prej gropës kur këta e ka gjuajtur poshtë. Ku nuk ka më shpresë.Arbëri sot i ka projektet, planifikimin buxhetor, ekipin. E ka një ekip politik të jashtëzakonshëm, profesional. I ka të gjitha gati. Kjo është e mira e Arbërit që po punon shumë me njerzë

Haziri ka folur edhe për problemet në sport që janë në këtë Komunë./Periskopi

Shpërndaje në: