Nënkryetari i ri i LDK-së: Shkurtimi i vazhdueshëm në vota i Ismet Beqirit për 9 vjet rresht (Votat)

Nënkryetari i ri i LDK-së: Shkurtimi i vazhdueshëm në vota i Ismet Beqirit për 9 vjet rresht (Votat)

Ismet Beqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të jetë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës pasi mori rezultat dëshpërues në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Por, z.Beqiri kishte qenë një ndër më të votuarit e kësaj partie në zgjedhjet e kaluara. E megjithatë, ai sot u shpërblye nga partia e tij duke u zgjedhur hiç më pak se nënkryetar i partisë – që do të thotë se në parti peshon aq sa peshon edhe Vjosa Osmani.

Beqiri kishte hyrë në Kuvendin e Kosovës pas dy mandatesh si kryetar i komunës së Prishtinës. Dhe, hyrja e tij në Kuvend dukej si një gjë e sigurt deri në kohën e pensionimit të tij.

Por, duket se elektorati di të ndërrojë mendje, shkruan Periskopi.

Beqiri prej vitit 2010 ka pësuar humbje të vazhdueshme të votave në zgjedhje. Siç mund ta shihni, në zgjedhjet e vitit 2011, z.Beqiri i kishte 21 mijë e 90 vota.

Më pas, në zgjedhjet e vitit 2014, ai ia doli t’i fitonte 17 mijë e 572 vota ose 3 mijë e 478 më pak. Në zgjedhjet e vitit 2017, rënia e tij ishte rapide pasi i mori 8 mijë e 666 vota ose më pak se dyfishin e votave të kaluara.

Ndërsa, në zgjedhjet e 6 tetorit ai i mori vetëm 7 mijë e 121 vota. Prej 2010 e këndej, del se Ismet Beqiri i ka humbur në mënyrë të vazhdueshme 13 mijë e 969 vota.

Por, prej tash e tutje, z.Beqiri do të jetë nënkryetar i partisë me pushtet të barabartë partiak me znj.Vjosa Osmani, z.Agim Veliu, z.Lutfi Haziri, z.Anton Çuni, z.Haku Rugova, z.Imri Ahmeti dhe z.Gazmend Muhaxheri./Periskopi

 

Shpërndaje në: