Nënshkrimi me turr: Kryeministri Kurti ‘mendon’ se emri i tij është Avdullah e mbiemri Hoti

Nënshkrimi me turr: Kryeministri Kurti ‘mendon’ se emri i tij është Avdullah e mbiemri Hoti

Kryeministri Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 22 mars të këtij viti, por si duket ende po “nënshkruan” në emër të ish-shefit të Ekzekutivit, Avdullah Hotit.

Kjo mund të interpretohet edhe si një pakujdesi nga ana e stafit të Kurtit – që mund të jenë hutuar nga veprimtaria e dendur në Facebook – por mund të interpretohet edhe se kryeministri nuk këqyr mirë se çka nënshkruan.

Ky gabim është evidentuar nga portali Demokracia.com.

Në mbledhjen e fundit janë marrë disa vendime, ndërsa në njërin prej tyre, kryeministri Kurti ka nënshkruar një dokument të cilit i figuronte emri i Avdullah Hoti.

Kurti e ka quajtur edhe “ilegal” ish kryeministrin Avdullah Hoti, i cili tashmë kryen funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe të anëtarit të kryesisë së kësaj partie. /Periskopi

Shpërndaje në: