Nëntë klube e kërkojnë talentin e Realit
Nëntë klube kanë shprehur interesim për Vinicius Juniorin e Real Madridit, i cili është dëshpëruar pasi e ka kuptuar që do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madrid B.
Vinicus nuk dëshiron që të largohet, mirëpo agjenti i tij nuk është i lumtur që klienti i tij do të jetë pjesë e skuadrës së dytë të Realit pas paraqitjeve të mira parasezonale gjatë verës me skuadrën e Lopeteguit.
Rayo Vallecano, Valladolid, Betis, Real Sociedad, Leganes, Girona, Espanyol, Nantes dhe Udinese janë skuadrat e interesuar për ta marrë lojtarin në formë të huazimit.



