‘Nëpër borë e nëpër shi’, kosovarët vërshojnë drejt ‘Fadil Vokrrit’ (FOTO)
Pas pak orëve pritet të nis ndeshja e shumëpritur mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, e cila luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Kjo ndeshje po pritet të jetë historike, pasi në rast fitore ose barazimi kualifikohemi për në fazën finale të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.
Por gjendja momentale në Prishtinë nuk është edhe aq e përshtatshme për festë, pasi është duke rënë një shi i rrëmbyeshëm, por kjo nuk i pengon tifozëve që po mblidhen për t’u futur në stadium.
Dyert janë hapur, ashtu siç edhe u paralajmërua, në orën 18:00.
Disa nga fotot ekskluzive të gjendjes momentale në kryeqytet mund t’i shihni më poshtë./Periskopi/








