Nervozohet Bahtiri për hetimin e votave: Mitrovica e qytetarëve, jo e banditëve, jo e kryeprokurorëve
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka “thumbuar” PDK-në se “po tentojnë që përmes ndihmes së kryeprokurorëve, të manipulojnë kinse janë vjedhur votat”.
Postimi i plotë:
MITROVICA E QYTETARËVE, JO E BANDITËVE, JO E KRYEPROKURORËVE!
Zhvatësit dhe manipuluesit që kanë vjedhur e manipuluar me vite Mitrovicën, po tentojnë që përmes ndihmes së kryeprokurorëve, të manipulojnë kinse janë vjedhur votat.
Kushdo që mendon se mund të blejë drejtësinë, le ta dijë mirë:
Koha e frikës ka mbaruar.
Koha e llogaridhënies ka filluar.
KQZ është e përbërë nga anëtarë të të gjithë partive politike. Konform kësaj, KQZ është ajo që merr vendim për çertifikimin e zgjedhjeve, e jo Prokuroria apo grupet e interesit.
AB



