Nëse besoni që Kosova do t’i mund Ishujt Faroe, mund të bëheni të pasur – Sipas bastoreve
Nesër zhvillohet ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Edhe në këtë lojë, Kosova po cilësohet si favorite për fitore, transmeton Periskopu.
Këtë e thonë edhe kuotat e bastoreve ndërkombëtare, ku për këtë lojë, Kosova ka kuotën 2.40.
Ky favorizim vjen edhe duke e parë formën e dobët të kombëtares së Ishujve Faroe, ku në dy ndeshjet e fundit nuk kanë arritur të fitojnë dhe as të shënojnë gol.
Kosova po favorizohet tani e disa ndeshje nga bastoret dhe ju që e doni apo i besoni kombëtares kosovare mund të bëheni të pasur nesër, nëse verdhë e kaltërit shkëlqejnë kundër Ishujve Faroe./Periskopi/




