Nëse do të luante për Cityn, Pogba do të rrinte në bankë
Francezi ka qenë i lidhur me një kalim në Manchester City këtë verë. Por, ai kaloi te rivali lokal i kësaj skuadre Manchester United.
Por a do t’ia dilte Pogba te City? Më e pakta që mund të thuhet për çështjen është se ai nuk i përmbush karakteristikat që i kërkon trajneri aktual i qytetarëve, Guardiola.
Pogba, çdoherë përpiqet ta ndikojë ndeshjen në fazën sulmuese përmes driblimeve, krijimit të shansave, goditjeve – luan si sulmues i dytë dhe krijon hapësirë për të parin – por te Guardiola gjërat qëndrojnë ndryshe. Spanjolli kërkon që një lojtar t’i kryej në përsosmëri detyrat e tij. Dhe në këtë aspekt, 23 vjeçari çalon goxha shumë.
Goal.com



