“Nëse e lëndoj Messin, nuk guxoj që të kthehem në Argjentinë”

“Nëse e lëndoj Messin, nuk guxoj që të kthehem në Argjentinë”

Gabriel Mercado do të përballet me Leo Messin këtë të shtunë në finale të Copa del Rey

Barcelona do të takohet me Sevillan të shtunën në kuadër të finales së Copa del Rey, me Gabriel Mercadon që do të përkujdeset për bashkëkomabsin e tij, transmeton Periskopi.

Mercado është i vetdijshëm që nëse e lëndon Messin atëherë nuk do të mund të kthehej në Argjentinë pasi tifozët atje e duan ‘Pleshtin’ të shëndoshë për Kupën e Botës.

“Nëse unë e lëndoj atë, unë nuk guxoj që të kthehem në Argjentinë,” ka thënë Mercado për ‘AS’.

“Nuk mund ta ndalni Messin duke i bërë ndërhyrje të palejuara. Ai në fushë mendon se si ta lëndojë kundërshtarin dhe si të shënojë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: