Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi i dyshuar për “Grabitje në tentativë” në një pompë derivatesh në Podujevë, shkruan Periskopi.
Njoftimi i plotë:
Person i shpallur në kërkim
Prishtinë, 15 dhjetor 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Podujevës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;
– Grabitja në tentativë,
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Grabitja në tentativë ” të ndodhur më 11.08.2025, në një pompë derivatesh, në fshatin Gllamnik – komuna e Podujevës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tij.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
App: Lajmero Policine
Tel: 192



