“Nëse Iniesta do të quhej Andresinho do ta kishte fituar dy herë ‘Topin e Artë'”

“Nëse Iniesta do të quhej Andresinho do ta kishte fituar dy herë ‘Topin e Artë'”

Sergio Ramos ka dhënë një deklaratë interesante për Andres Iniestan

Ylli i Barcelonës do të largohet në fund të edicionit nga ‘Camp Nou’, derisa një gjë e cila po i befason të gjithë është se si Iniesta nuk e ka fituar asnjëherë ‘Topin e Artë’, transmeton Periskopi.

Madje, ‘France Football’ i ka kërkuar falje yllit spanjoll nëpërmjet një artikulli të titulluar ‘Pardon Iniesta’.

“Nëse ai do të quhej Andresinho dhe jo Iniesta, ai do të kishte fituar dy herë ‘Topin e Artë’,” ka thënë Sergio Ramos.

Viti 2010 është cilësuar si koha kur Iniesta duhej ta kishte fituar ‘Topin e Artë’ pasi fitoi Botërorin me Spanjën dhe shënoi gol në finale, por në atë vit fitues u shpall Lionel Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: