“Nëse LDK hyn në koalicion, Avdullah Hoti mund të jetë kandidat për kryeministër”

“Nëse LDK hyn në koalicion, Avdullah Hoti mund të jetë kandidat për kryeministër”

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se ndoshta LDK nuk po bisedon me askënd për sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

“Ndoshta LDK vërtetë nuk po bisedon me askënd, ndoshta Mustafa krejt këto bisedime e marrëveshje po i bën për të blerë kohë të mos ketë probleme brenda LDK-së duke thënë se nuk ka për të qenë kryeministër”.

“Informacioni është se nëse LDK hyn në koalicion me ndonjërën prej partive, qoftë me Lëvizjen Vetëvendosje, potencialisht Avdullah Hoti mund të jetë kandidat për kryeministër”.

Gashi që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se është krijuar një inat mes PDK-së dhe LDK-së.

“PDK e ka parë që nëse rri më gjatë mund të ketë rënie dhe ketë probleme në zgjedhje lokale, kjo e ka bërë një thyerje”.

“Është bërë njëfarë inati në LDK që ka nevojë t’i tregojë vetes, parnterit dhe nërkombëtarëve që matematika e tyre ka qenë e gabuar dhe se ka për të qenë e para. Nuk shoh frymë, po shoh matematikë, se kush me kë do të bëhet”.

Shpërndaje në: