Nëse luajmë kështu, nuk do arrijmë as vendin e shtatë
Zikaltërit u mposhtën nga çekët me rezultat 3:1.
Ndërsa Candreva u ka bërë thirrje shokëve të tij që të reagojnë menjëherë rreth kësaj krize të lojës.
“Duhet të reagojmë menjëherë dhe duhet ta bëjmë këtë të dielën ndaj Romës në Olimpiko”, deklaroi Candreva.
“Nëse luajmë si në Europë, nuk do të arrijmë të pozicionohemi dot as në mesin e shtatë skuadrave të para në kampionat. Nuk e di realisht se çfarë po ndodhë por ajo në Pragë ishte një figurë e keqe nga ana jonë”, shtoi ai. /Periskopi.com



