“Nëse Mbappe nënshkruan për Arsenalin, atëherë këtë e bën për Arsene Wenger”

“Nëse Mbappe nënshkruan për Arsenalin, atëherë këtë e bën për Arsene Wenger”

Nëse Kylian Mbappen do të transferohej në Arsenal atëherë do ta bënte vetëm për Arsene Wenger, thotë një burim i afërt me sulmuesin.

18 vjeçari shpërtheu në sezonin që shkoi, duke shënuar 26 gola në të gjitha garët për Monacon, ku pati paraqitje briliante në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i topqinjëve Arsene Wenger ka shprehur admirimin për Mbappe në disa raste dhe besohet se për francezin janë të interesuar edhe klubet si Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea, të cilët janë duke e monituruar situatën e tinejxherit në Stade Louis II, transmeton Periskopi.

Rreth interesimit të Arsenalit, në anëtar i familjes së francezit i ka thënë Le Parisen “Nëse Mbappe nënshkruan për Arsenalin, atëherë këtë e bën për Arsene Wenger”, tha ai.

Kylian Mbappe's relative reveals the one reason he would join Arsenal 'tomorrow'

 

“Ai di si të formojë dhe punojë me talentët e ri dhe të gjithë e dimë si ka punuar me ish sulmuesit e kombëtares franceze, Thierr Henry dhe Nicolas Anelka.

“Europa Ligë nuk paraqet problem për të”, përfundoi i afërmi i Mbappes.

Raportohet se Arsenali ka bërë një ofertë në drejtim të Monacos prej 87 milionë funte por Real Madrid është favorit në këtë garë për sensacionin francez. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: