Nëse vazhdon kështu, Orindën s’do e zërë dera (Foto)

Nëse vazhdon kështu, Orindën s’do e zërë dera (Foto)

Kjo është sezona kur të gjithë pa përjashtim, shtojnë dy tre kilogramë. Ngrohtë, ushqime të mira, mbyllu në shtëpi e ka duke shikuar filma, është receta për të shtuar në peshë.

E nga kjo s’do shpëtojë as këngëtarja e famshme Orinda Huta, e cila qysh tani ka nisur t’i shijoj gjërat e shijshme që të sjellë vjeshta.

Në shtëpinë e saj, këngëtarja që këtë vit u martua, po piqte disa gështenja e vetëdijshme se janë kalorike dhe e ndihmojnë procesin e shëndoshjes.

“Sezonin e shëndoshjes e deklaroj të hapur”, ka shkruar Orinda, duke prezantuar në shporetin e saj elektrik, disa gështenja simpatike që po piqeshin.

Por kush mërzitet? Si mund të heqësh dorë nga një gjë aq e shijshme për hir të të dukurit bukur? /Prive.

Shpërndaje në: