Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci

Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci

Nesër, më 2 janar, do të varroset në varrezat e Dragodanit, ish-kryeparlamentari Nexhat Daci.

Bazuar në njoftimin e familjes, nga ora 09:00-11:45 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 12:00-12:45 mbahet Akademi Përkujtimore në  Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa varrimi me nderime shtetërore do të organizohet nga ora 13:40-14:20.

Ky është njoftimi i plotë:

Ceremonitë mortore do të mbahen nesër, më 02.01.2026, sipas kësaj agjende zyrtare:

09:00 – 11:45

Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës

12:00 – 12:45

Akademi Përkujtimore në  Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

13:40 – 14:20

Varrimi me nderime shtetërore tek Varrezat në Dragodan:

Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie.

E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

“Në vitin 1985 Daci u bë anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve”, ASHAK shkruan për jetën dhe arritjet akademike të tij

Shpërndaje në: