Nesër varroset Hekuran Hoxha, kandidati i AAK-së që u gjet i vdekur në veturën e tij
Të mërkurën pasdite, në Veternik të Prishtinës u gjet pa shenja jete në veturën e tij Hekuran Hoxha, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
E familja e të ndjerit ka njoftuar se ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet të premten nga ora 14:00 në Varrezat e Qytetit në Gjakovë.

Policia e Kryeqytetit njoftoi dje për rastin.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.
“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Policia.
Personi që dyshohet se u vetëvra në Veternik ishte kandidati i AAK’së për deputet



