Nesta flet në lidhje me festën e Milanit për vendin e gjashtë

Nesta flet në lidhje me festën e Milanit për vendin e gjashtë

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, thotë se Milani ka të drejtë që të festojë vendin e gjashtë në tabelë.

 Rossonerët siguruan një vend në kualifikimet e Ligës së Evropës javën e kaluar, por festimet janë kritikuar nga disa tifozë duke parë që klubi ka traditë për trofe.

“Unë isha në anën e atyre që festuan”.

“Është e drejt që ta bësh këtë kur e arrin një synim, dhe Milani e bëri këtë. Natyristh se nëse krahasojmë këtë me kohën time, kemi një rënie, por ky është Milani i tanishëm”.

“Tash duhet të jemi kokëulur dhe klubi të punojë, vetëm paramendoni Interi do të bënte gjithçka të jetë në pozitën tonë”, deklaroi Nesta.

Shpërndaje në: