Netanyahu pret Ramën, e quan mik të madh: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu pret Ramën, e quan mik të madh: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mirëpriti në Jerusalem kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, të cilin e quajti një mik të madh të tij dhe të Izraelit.

“Kryeministri Rama është mik i madh i popullit dhe shtetit hebre dhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë”, tha Netanyahu.

Ai gjithashtu përmendi faktin historik të mbrojtjes së hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës II Botërore.

“Bota duhet ta dijë që Shqipëria ishte i vetmi vend europian ku u rrit popullsia hebre u rrit dhe nuk u mpak. Sepse populli shqiptar, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit dhe tolerancës, dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin asokohe në Shqopëri dhe mikpritën mijëra të tjerë”.

“Kjo është histori që frymëzon filma. Kjo është ajo frymë që ju vazhdoni ta kultivoni edhe sot. Ju qëndroni me kurajë kundër atyre që duan t’iu zmbrapsin, qëndroni krah të vërtetës, ju qëndruat krah së vërtetës kur u sulmuam nga barbarët. Busulla juaj morale nuk u lëkund. Kjo ju shënon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj”, shtoi ai.

Netanyahu tha se mes dy shteteve po ndërtohen marrëdhënie të shkëlqyera.

“Numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800%. Mund t’u them të gjithë izraelitëve që Shqipëria është vend i mrekullueshëm, kështu që shkoni atje”, u shpreh ai.

Kryeministri izraelit njoftoi edhe çeljen e Dhomës së përbashkët të Tregtisë në Jerusalem, e cila sipas tij do të çojë përpara lidhjet ekonomike mes dy vendeve./A2Cnn.

Shpërndaje në: