Neuer flet për fajtorin e humbjes nga Franca

Neuer flet për fajtorin e humbjes nga Franca

Manuel Neuer e ka fajësuar fatin për eliminimin nga “Euro 2016”.

Portieri gjerman konsideron që ekipi i tij ka zhvilluar lojëra të mira në Kampionatin Evropian.

“Kemi luajtur shumë mirë në Euro 2016, por ndoshta nuk patëm shumë fat. Tani jemi jashtë. Kjo është e hidhur”, deklaroi Neuer, përcjellë “Lajmi.net”.

Pikërisht për fajin e tij, Franca shënoi golin e dytë dhe të fitores.

Gjithsesi, Neuer ka merita të mëdha që Gjermania ka mbërritur deri në gjysmëfinale.

 

Shpërndaje në: