Neville: Ai mund ta ndryshojë lojën e Manchester Unitedit
Gary Neville beson se Manchester United duhet ta transferojë Gareth Bale për të ndryshuar stilin e lojës
Tifozët e Man United nuk u ndanë të kënaqur me lojën që aplikoi skuadra e Jose Mourinhos dhe presin që në sezonin e ri të ketë risi në formacion, shkruan Periskopi.
“Më pëlqen shumë ai (Bale) si lojtar,” ka thënë Neville.
“Ai është lojtar fantastik dhe një që e ndryshon lojën në çdo moment.
“Çdo klub e kërkon një lojtar që e bën diferencën, një i cili mund t’i vendos ndeshjet e mëdha dhe Bale është i tillë. Do të doja që ai të vjen tek United,”. /Periskopi/




