New Yorku i vitit 1973: Bërllok, ajri i ndotur, trafiku kaotik, ndërtesat…(Foto)
New York City prodhon dy herë më shumë plehra si çdo mega-qytet tjetër në Tokë, sipas një studimi që është bërë kohëve të fundit.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e ka përshkruar kanalin Gowanus të Bruklinit si “një nga trupat ujorë më të ndotur të vendit”. Ndotja e ajrit, që vjen kryesisht nga transportimi dhe ndërtimi, mbetet kërcënim për banorët, raporton “Business Insider”, transmeton Periskopi.
Por, para se EPA të formohej në vitin 1970, ndotja në New York City ishte edhe më e keqe.
Menjëherë pas themelimit të EPA’s, agjencia dërgoi 100 fotografë për të kapur problemet mjedisore të Amerikës në një plan fotografie të quajtur Documerica.
Ajo tregon atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Kalifornia, Ohajo dhe në Nju Jork, dukeshin si në vitet 1971-1977. Nga 81.000 fotografitë që morën fotografët, u arkivuan më shumë se 20,000 fotografi dhe të paktën 15,000 u digjitalizuan nga Arkivat Kombëtare.
Shumë nga fotografitë u morën para se SHBA’ja të rregullonin gjëra të tilla si ndotja e ujit dhe ajrit.
Administrata Trump ka kthyer tashmë një numër të rregulloreve mjedisore dhe ka lëvizur drejt shfuqizimit të Rregullit të Ujit të Pastër, i cili nënkupton nxjerrjen e një Akti për Ujë të Pastërt për të parandaluar industritë nga hedhja e ndotësve në rrugët ujore dhe moçaleve. Të hënën, administratori i EPA’s Scott Pruitt tha se administrata e Trump planifikon të eliminojë Planin e Pushtetit të Pastër, iniciativën më të madhe të administratës Obama për të luftuar ndryshimet klimatike duke ulur emetimet.
Këtu është një përzgjedhje e fotografive të planit të quajtur “Documerica” të qytetit të Nju Jorkut që u morën ndërmjet viteve 1973 dhe 1974./Periskopi/





















