Nexhmedin Spahiu me propozim të çuditshëm: Kërkon që Hashim Thaçi të bëhet mbret
Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu në një postim të dastës 12 shtator duke folur për zhvillimet e fundit politike ku përflitet njohja e Kosovës nga Serbia, ka dhënë një propozim ndoshta ironik për çështjen në fjalë, shkruan Periskopi.
Spahiu ka thënë që nëse Thaçi, presidenti i Kosovës, ia del të marrë njohjen nga Serbia për Kosovën duke mos i dhënë Zajednicës/Asociacionit të komunave me shumicë serbe kompetenca ekzekutive dhe asnjë pjesë të territorit aktual të Kosovës, e poashtu duke i marrë komunat e Preshevës e Bujanovcit, atëherë duhet shpallur mbret i Kosovës me fron trashëgues – shkruan ai.
Natyrisht, një gjë e tillë është krejt e pamundur – ashtu siç është e pamundur edhe prishja e rendit demokratik në vend. /Periskopi



