Neymari e di sigurt së kush do të jetë tranferimi i parë i Barcelonës (Foto)
Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar Jr, vazhdon të mbetet në kontakt me ish-skuadrën e tij, Barcelona.
Ai ende i përcjell eventet që zhvillohen në Barcelonë, shpesh i viziton shokët e tij. Në të vërtëtë ai e dinë se kush do të jetë transferimi i parë i katalunasve në afatin dimëror të janarit, raporton “Calciomercato”, transmeton Periskopi.
Barcelona është afër që ti mbyllë negociatat me mesfushorin e kampionëve të Copa Libertadores, Gremio, 21 vjeçarin Arthur, i cili impresionoi skautat e klubëve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij.

Neymar merr veshë se marrëveshja është në mbyllje, por me vetëm disa detaje të vogla që të bëhet zyrtare. /Periskopi



