Neymar-Bruna, ndodh e papritura – konfirmon gjithçka aktorja dhe modelja braziliane
Aktorja dhe modelja braziliane, Bruna Marquezine, ka konfirmuar se ajo dhe superstari i PSG-së, Neymar, i kanë dhënë fund sërish marrëdhënies së tyre.
Marquezine i bëri komentet përkatëse në një ngjarje në Brazil të enjten, por nuk pranoi të hynte në detaje rreth ndarjes.

23-vjeçarja thotë se ndërprerja e marrëdhënieve ishte një vendim i marrë nga Neymari dhe se ende ekziston “shumë dashuri” mes të dyve.
“Ishte një vendim që erdhi prej tij, por ka shumë respekt e shumë dashuri për të dhe për gjithçka kemi jetuar”, tha ajo.
“Ju e dini që zakonisht nuk flas për jetën time personale. Do të flas për këtë, sepse duhet të flas, por do të jetë vetëm një herë”.

Dyshja e famshme ishte parë bashkë më herët, gjatë muajit, në Disneyland, pasi u ribashkuan disa herë, por ndarja nuk ka vonuar dhe sërish secili do të vazhdojë rrugën e tij/saj.



