Neymar: Cristiano Ronaldo do ta ndryshojë futbollin italian

Neymar: Cristiano Ronaldo do ta ndryshojë futbollin italian

Neymar JR e ka uruar Crisitiano Ronaldon për kalimin te Juventus

Ylli portugez kaloi nga Real Madridi te ‘Zonja e Vjetër’ për 100 milionë euro dhe këtë transferim e ka komentuar edhe Neymar, shkruan Periskopi.

“Largimi i Cristiano Ronaldos për te Juventusi do të ndryshojë futbollin italian”, u shpreh Neymari për mediet braziliane pas një vizite në institutin Neymar Jr. në Sao Paulo.

“Do të jetë sërish futboll Italian, që kam parë kur isha fëmijë”, shtoi ai.

“Cristiano është një lojtar i madh, është një legjendë e futbollit, një gjeni, kështu që ne duhet ta respektojmë atë, jam i lumtur për vendimin e tij.

“Mendoj që ishte zgjedhje e vështirë për të, unë i uroj shumë fat, por jo kur luan kundër PSG-së,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: