Neymar e ‘bombardon’ Coutinhon me mesazhe në Whatsapp, ja çfarë i ka shkruar (Foto)
Neymar Jnr është duke e bindur bashkëkombësin e tij, Philipe Coutinho, që të largohet nga Liverpooli dhe t’i bashkohet në atij në PSG.
25 vjeçari i Barcelonës është lidhur me një kalim në Paris Saint-Germain për shumën rekorde 222 milionë euro.

Neymar dhe Coutinho janë shokë qysh nga fëmijëria
Barça e dëshiron Coutihnon si zëvendësues të Neymarit, por sipas gazetës spanjolle “Sport” Neymar e ka bërë synim që ta bind bashkëkombësin e tij të transferohet në Paris e jo në Barcelonë, transmeton Periskopi.

Neymar i ka dërguar mesazhe të shumta Coutinhos në Whatsaap
Sipas “Sport” Neymar i ka dërguar mesazhe të shumta Coutinhos në rrjetin social “Whatsapp” për ta bindur që të refuzojë klubin katalan.
Ai dëshiron ta ketë bashkëlojtar Coutinhon, pasi qysh nga mosha 14 vjeçare janë shokë të mirë.

Coutinho është afër largimit nga Anfield Road
Po ashtu raportohet se Neymar i ka treguar PSG-së se e dëshiron Coutinhon në Parc des Princes edhe pse një transferim i mundshëm i Coutinhos në PSG mund të jetë i komplikuar pasi që gjiganti francez mund të ketë probleme me rregullat ‘Financial Fair Play’ të UEFA. /Periskopi/



