Neymar e sjell në PSG yllin e Manchester United?

Neymar e sjell në PSG yllin e Manchester United?

Neymar ka shtyrë Paul Pogban mbi një lëvizje të mundshme në Paris Saint-Germain, pasi koha e mesfushorit në Manchester United po shkon nga e keqja në më keq.

Pogba nuk ka qenë askund afër formës së tij më të mirë në Old Trafford këtë sezon dhe ka ‘thyer’ marrëdhëniet e tij me Jose Mourinhon.

Sipas Goal, Neymar e ka telefonuar Pogban në shtator për ta pyetur nëse ai ishte i lumtur me jetën në Manchester dhe nëse ai do të interesohej të kthehej në qytetin e tij të lindjes, Paris, shkruan Periskopi.

Paul Pogba is still determined to leave Manchester United

Neymar dhe Pogba janë miq të ngushtë për disa vite dhe braziliani fillimisht u përpoq ta transferonte atë në Barcelonë para se ai të largohej nga Juventusi për t’u ribashkuar me Manchester Unitedin më 2016.

Tani, ai shpreson ta sjell në klubin klubit të tij të ri Pogban. Ekipi i Ligue 1 dëshiron me çdo kusht ta fitojë Ligën e Kampionëve me presidentin Nasser Al-Khelaifi që ka investuar mbi 350 milionë funte për të nënshkruar Neymar dhe Kylian Mbappe.

Pogba do kushtonte afërisht sa Neymar, por problemi qëndron tek mesfushori francez që duket se ka vendosur të transferohet te Barcelona./Periskopi/

Shpërndaje në: