Neymar i ‘hedh benzinë zjarrit’ për kalimin në Premier Ligë
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Junior ka deklaruar se çdo futbollist i madh një ditë do të duhet të luajë në Premier Ligë.
Braziliani kohëve të fundit ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të simulimeve të shumta që bën gjatë ndeshjeve, përcjell Periskopi.
Gjithsesi, ai nuk ka folur për kritikët e tij, derisa nuk e ka mohuar që shumë shpejt do të transferohet në Premier Ligë.

”Çdo futbollist i madh, së paku një ditë, ëndërron që të luajë në Premier Ligë”.
”Është kampionati më atraktiv dhe më i ndjekur, me një futboll ndryshe nga kampionatet e tjera”, është shprehur Neymar.
Chelsea dhe Manchester United ishin dy klubet e interesuara për të para transferimit te gjiganti francez. /Periskopi



