Neymar kishte kaluar testet mjekësore te Real Madridi
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka deklaruar se si Neymar kishte kaluar testet mjekësore tek klubi nga Santiago Bernabeu.
Los Blancos e kishin brazilianin afër ta transferonin, por në fund nuk kishin arritur të kalonin vijën përfundimtare, ka thënë presidenti i klubit madrilen, transmeton Periskopi.
“Neymar kaloi testin mjekësore tek Madridi. Ne provuam që ai të vijë, por arritëm në një pikë ku nuk ishte e mundur më dhe u tërhoqëm nga marrëveshja”, tha Perez për Onda Cero.
Pasi dështoi transferi i brazilianit, Real Madridi kishte thyer rekordin botëror për transfere duke blerë Gareth Bale. /Periskopi



