Neymar: Ky lojtar e meriton të shpallet më i miri i vitit

Neymar: Ky lojtar e meriton të shpallet më i miri i vitit

Neymar ndërkohë bën fushatë për shokun e tij të skuadrës Lionel Messi, që të fitojë çmimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2016”.

Argjentinasi është mes tre kandidatëve finalistë për këtë çmim, bashkë me Antoine Griezmann dhe rivalin e tij të përjetshëm Ronaldo.

“Unë nuk e di se kush do të fitojë, por për mua është vetëm njëri që mund të konsiderohet më i miri, dhe ai është Messi. Ronaldo është një lojtar i madh, ai ka klas botëror dhe e ka treguar këtë për shumë vjet dhe unë e respektoj, por Messi është ai që meriton çmimin sipas meje”.

Çmimi i FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit, do të shpallet në ceremoninë që do të mbahet në Zyrih në 9 Janarin e ardhshëm.

Shpërndaje në: