Neymar: Më mungon Messi dhe Suarez, kur njëri nuk i bënte gjërat mirë ne qeshnim (Video)

Neymar: Më mungon Messi dhe Suarez, kur njëri nuk i bënte gjërat mirë ne qeshnim (Video)

Neymar e ka pranuar se i mungon Lionel Messi dhe Luis Suarez

Ylli brazilian verën e kaluar kaloi te PSG nga Barcelona për shumën prej 222 milionë euro, ndërsa tani e ka pranuar që po i mungon partneriteti që e kishte në fushë me Messin dhe Suarezin, transmeton Periskopi.

“Shoqëria që ne e kishim ishte e mrekullueshme,” u shpreh Neymar.

“Ajo se çfarë më mungon nga Barcelona janë këta dy. Kishte ndeshje kur unë dribloja disa lojtarë dhe pasoja topin tek ata.

“Messi driblonte disa lojtarë dhe Suarez tentonte ta bënte të njejtën gjë.

“Ne filluam të qeshnim me të (Suarezin). Ne ishim aq të lidhur saqë qeshnim me njëri tjetrin kur njëri nuk arrinte t’i bëntë gjërat mirë. Dhe më pas ai në dhomat e zhveshjes më thoshte: ‘Mirë,unë të pashë ty duke dribluar dhe tentoja të bëja të njejtën’,”. /Periskopi/.
Image result for messi suarez neymar laughing

Shpërndaje në: