Neymar, një fëmijë i lazdruar
Ish-sulmuesi brazilian, Walter Casagrande e ka kritikuar ashpër futbollistin më të shtrenjtë në botë, yllin e PSG-së, Neymar. Kritika ka pasuar pas ndeshjes Real Madrid – PSG, të cilën gjiganti spanjoll e fitoi me rezultat 3:1, ndërsa Neymar pati paraqitje mjaft të dobët.
“Qysh në fillim të ndeshjes kundër Realit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa ka mundur të ndëshkohet edhe me të dytin. Paramendojeni sikur të bëjë diçka të tillë edhe në Kupën e Botës. Po flitet se PSG mund ta shesë pasi nuk po përshtatet mirë me Cavanin. Kemi krijuar një monstër, por që shumica e konsiderojnë si gjeni. Ai nuk e ka cilësinë që e ka Messi, apo që e kanë pasur Maradona e Ronaldo, të cilët kanë mundur që me një veprim të vendosin ndeshjen. Ai është vetëm një fëmijë i madh i lazdruar”, ka thënë Casagrande, i cili për kombëtaren braziliane ka luajtur në 19 ndeshje dhe ka shënuar nëntë gola.



