Neymar po ‘ikën’ nga PSG, babai i tij takohet me krerët e gjigantit evropian (Foto)
PSG pritet të mbetet pa lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, i cili ka paralajmëruar se dëshiron të largohet nga kampionati francez.
Ylli brazilian po kërkohet nga Real Madrid, klub i cili është i gatshëm që ta thyejë rekordin e transferimeve duke e sjellur ish-lojtarin e Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’ për 335 milionë euro, transmeton Periskopi.
Krerët e ‘Los Blancos’ edhe zyrtarisht janë takuar me babain e 26-vjeçarit në Paris dhe një kalim i tij nga PSG te Real Madrid tani nuk duket vetëm një ‘spekulim’.
Neymar ditë më parë pas eliminimit të parisienëve nga Champions League kishte thënë se nuk dëshiron të luajë më për PSG-në. Ai gjithashtu pranon pagë edhe më të ulët vetëm që të kalojë te klubi mbretëror. /Periskopi/




