Neymar relaksohet në jahtin e tij në Ibiza përderisa PSG ka ofruar 200 milionë euro (Foto/Video)
Sulmuesi brazilian, Neymar është pranë transferimit më të shtrenjtë në histori të futbollit, pasi Paris Saint-Germain ka bërë ofertë prej 200 milionë euro.
Neymar është ende në pushimet e tij dhe është parë duke festuar në një jaht në Ibiza.

Ai është fotografuar të martën me disa miq të tij duke festuar në jahtin e tyre lukzsoz.
Neymar nuk i duroi më të nxehtit e ishullit të bukur të Ibizës dhe vendosi të kërcej në ujë me një stil unik.

Gjiganti francez është duke përgatitur një cunami në botën e fubtollit, pasi ka bërë një ofertë në drejtim të Barcelonës prej 200 milionë euro.
PSG është i gatshëm të paguajë klauzolën e Neymarit të vendosur nga klubi katalan, sipas disa informacioneve në Spanjë.
Raportohej se Neymar është duke e konsideruar ofertën e klubit francez, i cili do t’i ofrojë pagë në vit prej 26.5 milionë funte deri në vitin 2022. Besohet se mund të përdorët mesfushori Marco Verratti në këtë marrëveshje.

Barcelona e dëshiron mesfushorin italian që një kohë të gjatë dhe sipas të gjitha gjasave kjo marrëveshje do të realizohet.
Neymar është transferuar në Nou Camp në vitin 2013, ku ka fituar 10 trofe, dy La Liga dhe një Ligë të Kampionëve.
Ai ka formuar një treshe të frikshme të njohur si ‘MSN’, së bashku me Lionel Messi dhe Luis Suarez. /Periskopi/









