Neymar te Barcelona? Drejtori sportiv i Katalanasve i jep edhe më shumë jehonë lajmit

Neymar te Barcelona? Drejtori sportiv i Katalanasve i jep edhe më shumë jehonë lajmit

Neymar mund të bëjë një rikthim sensacional te Barcelona në të ardhmen, sipas drejtorit sportiv të klubit Pep Segura.

Futbollisti brazilian shpesh është i lidhur me një largim nga Paris Saint-Germain, që kur u bashkua me ekipin francez nga Barcelona për një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurove në gusht 2017, përcjell Periskopi.

Teksa numri i tij i golave ka qenë në nivel, 26-vjeçari ka vuajtur për të formuar një partneritet me sulmuesin uruguaian te PSG, Edinson Cavanin dhe disa herë kanë pasur konflikte mes veti.

Image result for Neymar Cavani

Vendimi i Neymar për të lënë Barcelonën bëri që shumë të besonin se nuk mund të kishte kthim mbrapa, por Segura tha për La Vanguardia: “Të gjithë lojtarët që janë në treg do të vijnë nëse plotësojnë nevojat tona”.

”Sot, Neymar nuk është në treg. Nëse një ditë ka një mundësi, a beson dikush se një klub si Barça nuk duhet ta marrë parasysh atë?”

”Në rastin e Neymarit dhe të gjithëve, duhet t’u japim partnerëve tanë më të mirën”, potencoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: