Neymar tek PSG? Zbulohet e vërteta nga Thiago Silva

Neymar tek PSG? Zbulohet e vërteta nga Thiago Silva

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, ka thënë se ai nuk është në dijeni për një transferim të Neymar.

Neymar po spekulohet se është shumë afër një kalimi te Paris Saint-Germain.

Megjithatë, gjiganti francez nuk e ka aq lehtë transferimin e tij dhe raportimet mediatike në Brazil spekuluan se Silva e të tjerë brazilianë të PSG-së ishin të informuar.

“Unë nuk di ene asgjë, unë dëgjoj shumë gazetarë duke folur për këtë punë dhe një lojtar si Neymar do të ishte interesant për projektin e PSG-së, pro tani për tani është me rëndësi përgatitja parasezonale. Do të jetë mirë për grupin”, u shpreh Silva.

PSG besohet se ka ofruar 222 milionë euro për Neymarin.

Shpërndaje në: