Nga Besart Berisha te Donis Avdijaj, yjet që i injoroi De Biasi

Nga Besart Berisha te Donis Avdijaj, yjet që i injoroi De Biasi

Në përpjekje për të rinovuar grupin e futbollistëve, në disa raste ai ka lënë mënjanë disa futbollistë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren tonë, dhe të tjerë të rinj me prespektivë që kanë pasur dëshirë t’i bashkohen, raporton Albeu.

Nga Armend Dallku dhe Besart Berisha, të cilët ishin ndër dy të parët që nuk u thirrën më nga strategu italian dhe deri te Donis Avdijaj, i cili shpeshherë shprehu dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve, por De Biasi e injoroi vazhdimisht.

Amir Rrahmani, Milot Rashica e Alban Meha poashtu nuk kanë pasur minutazhën dhe ftesën e merituar nga trajneri Italian.

Dje, Avdijaj vendosi të pranonte që të luante për Kosovën duke i dhënë fund dilemës për të ardhmen e tij. /Periskopi.com

Shpërndaje në: