Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat që kryeministrja italiane i ka marrë dalin në ankand

Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat që kryeministrja italiane i ka marrë dalin në ankand

Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të dalin në ankand dhe të ardhurat që do të shkojnë për organizata dhe shoqata jofitimprurëse.

Këto dhurata përfshijnë edhe një set bizhuterish të marra nga Libia, një palë këpucë pitoni blu me taka të arta dhe një tablet i dhuruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Disa qindra dhurata i janë bërë kryeministres gjatë vizitave të saj zyrtare në mbarë botën gjatë tre viteve të fundit.

Lista e tyre deri tani është 270.

Sipas ligjit italian, dhuratat me vlerë mbi 300 euro nuk mund të mbahen, ndërkohë që ato më të vlefshmet mbahen në një kasafortë.

Në fund të tetorit, sekretari i përgjithshëm i Palazzo Chigi urdhëroi shitjen e këtyre aseteve dhe ditët e fundit një rezolutë ia besoi kompanisë ”Bertolami Fine Art” menaxhimin e shitjes në ankand të dhuratave zyrtare.

Lista e dhuratave që do të dalin në ankand nuk dihet ende.

Shtëpia e ankandeve dhe galeria e artit romake do të vlerësojnë vlerën e tyre, pasi kanë fituar kontratën prej 40 000 eurosh duke ofruar “5% të të ardhurave si shpërblim”./Periskopi/

Shpërndaje në: