Nga çka po frikësohet Rita Ora?

Nga çka po frikësohet Rita Ora?

Këngëtarja 26-vjeçare e “Body On Me” i është shprehur miqve të saj të afërm se ajo është mendërisht e frikësuar si pasojë e atij incidenti.

Sipas “Daily Mail”, ish-trajnerja e “X Factor” ka punësuar një grup specialistësh për të instaluar sistemin e sigurisë në shtëpi.

Një mikeshë pranë Rita Orës, ka deklaruar: “Rita është akoma e tronditur dhe vazhdon të përjetojë makthe të tmerrshme rreth grabitjes. Edhe pse grabitësi është në burg, ajo nuk është e qetë dhe përjeton një frikë të vazhdueshme, duke menduar se kjo gjë mund të ndodhë sërish”. / TCh

 

Shpërndaje në: