Nga LDK s’japin sinjale pozitive për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me NISMA-n
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.
Xhaferi ka shpjeguar se, sipas tij, LDK-së i përshtatet të bashkëpunojë vetëm me parti dhe individë me të cilët ka pasur bashkëpunim të qëndrueshëm në vitet e kaluara.
“Sa i përket koalicionit me Nismën, realisht është një çështje që do të aprovohet nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Unë jam pjesë e këtij këshilli, por besoj se LDK-së i shkon për shtati një format bashkëpunimi me ato parti me të cilat kemi garuar dhe bashkëpunuar ndër vite në zgjedhje. Formati i LDK-së duhet të jetë me ata që kemi udhëtuar politikisht ndër vite. Mund të ketë aktorë të rinj që besojnë në këtë parti, por jo me persona ose parti që kanë qenë kundërshtarë politikë të LDK-së gjatë viteve”, ka deklaruar ai.
Xhaferi ka theksuar se ai personalisht preferon që LDK të garojë e vetme në zgjedhje, me logon dhe programin e saj.
“Personalisht nuk do të doja t’i shihja ndonjë sigmë tjetër përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë kuptim unë votoj edhe në Këshillin e Përgjithshëm, që sigma e LDK-së të jetë e vetme në këtë proces zgjedhor të cilin e kemi”, tha Xhaferi në tëvë1



