Nga nënkryetar i Mitrovicës, në deputet të Kosovës: Cilat figura të vjetra po i lë prapa Arian Tahiri i PDK?
Kandidati i PDK-së për deputet, Arian Tahiri në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka marrë vota të mjaftueshme që ta siguroi ulësen në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Derisa janë numëruar 43.02% e vendvotimeve, Tahiri renditet i dyti pas Bedri Hamzës me 31 mijë e 607 vota.
Kështu, Tahiri ka lënë prapa tij figura të vjetra të PDK si: Xhavit Halitin, Blerta Deliu Kodra, Vlora Çitaku, Abelrad Tahirin e të tjerë.



