Nga një fëmijë që kishte përjetuar luftën e Bosnjës në një kampion botëror në Jiu-Jitsu
Mundësi boshnjak Almir Kapic nuk mund t’i besonte syve nga ajo që përjetoi në kampionatin botëror të Jiu-Jitsu që u mbajt në Dubai. 38 vjeçari sapo është shpallur kampion bote në kampionatin botëror të Jiu-Jitsu.
Historia e sportisti boshnjak është e jashtëzakonshme i cili kishte përjetuar luftën e Bosnjes gjatë viteve 90-ta të shekullit të kaluar.
“Nuk mund të besoja, fillova të qaj nga gëzimi”, tha Kapic.
Për sportistin e arteve marciale, udhëtimi për kampion bote ishte një maratonë e vërtetë.
I rritur në një qytet të vogël në Banovici, vitet më të hershme për të u shënuan në një luftë mbijetese, pasi një luftë e përgjakshme e kishte shqyer Bosnjën në fillim të viteve 1990, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Ai ishte 13 vjeç kur babai i tij ishte qëlluar për vdekje nga një snajperist serb gjatë luftës në Bosnje.
“Bosnja dhe Hercegovina është një vend ku shumë gjëra kanë krijuar rrëmujë, në aspektin ligjor, social, madje edhe në sport”, tha Kapic.
Që nga fitorja e tij në Abu Dhabi, Kapic është bërë një shembull kombëtar se si prej vështirësive mund të arrihen sukseset.
“Nuk duhet të presësh që të mos lëndohesh në jetë. Nuk është poshtëruese nëse bie në gjunjë. Është poshtëruese të biesh dhe të mos dish se si të ngrihesh përsëri”, shtoi ai./Periskopi/




